Hiqen kufizimet në Serbi, Slloveni e Bosnje

Evropë

Hiqen kufizimet në Serbi, Slloveni e Bosnje

Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Nga e hëna masat epidemike në Serbi, Slloveni dhe në Kantonin e Sarajevës në Bosnjë janë zbutur. Qendrat tregtare në Serbi tani do të lejohen të punojnë nga ora 06:00 e mëngjesit në 22:00.

Megjithatë baret dhe restorantet që ndodhen brenda qendrave tregtare nuk do të lejohen të hapen.

Punonjësit e qendrave tregtare duhet të mbajnë maskën gjatë orëve të punës ndërsa hapësirat e përbashkëta duhet të dezinfektohet çdo një orë. Lejohet puna pa kufizim e farmacive, stacioneve të karburanteve, shërbimet e shpërndarjes së ushqimeve dhe klinikat dentare.

Një vendim i ngjashëm për të lehtësuar masat u mor edhe në Kantonin e Sarajevës, ku ndër të tjera u rihapën shkollat fillore dhe palestrat. Mjetet e transportit publik lejohen të punojnë vetëm me 50% të kapacitetit.

Pas 11 ditë kufizime, Sllovenia filloi nga e hëna hapjen graduale, përfshirë shfuqizimin e orës policore në fuqi prej gjashtëmuajsh dhe rihapjen e shkollave. Hapen dyqanet dhe institucionet kulturore.

Maska është do të jetë e detyrueshme vetëm në mjediset e brendshme ndërsa jashtë nuk do të jetë më një detyrim për sllovenët.

Përmirësohet gjendja epidemiologjike edhe në Greqi ku u rihapën shkollat e mesme, por nxënësit dhe mësuesit do të duhet të vetëtestohet në mënyrë periodike në mënyrë që të shmanget ndonjë shpërthim tjetër i infeksionit.

Përjashtim në rajon bën Maqedonia Veriore dhe Kosova. Dy vende me fushata të kufizuara vaksinimi ku autoritet u detyruan të shtrëngojnë sërish masat parandaluese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat