Polici rrah brutalisht një qytetar në Monstar të Bosnjës

Evropë

Polici rrah brutalisht një qytetar në Monstar të Bosnjës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Slaven Blazheviq, i cili u rrah brutalisht nga dy oficerë policie në Mostar të Bosnjë-Hercegovinës, tregoi anën e historisë dhe dha detaje të sulmit.

“Unë isha në shtëpinë e një shoku në vendin fqinj dhe po ecja drejt ndërtesës sime. Gjatë rrugës për në shtëpi vura re një automjet policie që ndalonte pak më larg dhe në atë moment unë u futa me shpejtësi në ndërtesë i vetëdijshëm se kisha shkelur urdhrin e ndalimit”, thotë fillimisht ai.

Sidoqoftë, policia e kapi përpara ndërtesës gjersa videoja tregon gjithçka që ndodhi. Ai pohon se i kërkoi falje për thyerjen e orës policore.

Kur u pyet nëse i kërkuan ta ndihmojnë, ai tha se nuk e ndihmuan aspak dhe e lanë të lirë, “Ata më thanë vetëm të shkoja në shtëpi. Unë u lejova të shëtis nëpër qytet dhe në atë mënyrë ta thyeja sërish orën policore”.

Slaven konfirmoi se gjithashtu pagoi një avokat, domethënë, për të filluar një proces gjyqësor privat kundër dy oficerëve të policisë. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat