Navalny humbi 15 kilogramë në burg, kërcënojnë se do ta ushqejnë me forcë

Evropë

Navalny humbi 15 kilogramë në burg, kërcënojnë se do ta ushqejnë me forcë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:38
Foto

Administrata e burgut ku po mbahet Alexei Navalny po kërcënon ta ushqejë atë me forcë, ndërsa kritiku i Kremlinit ka hyrë në grevë urie, ku ka humbur 15 kilogramë.

Navalny peshon 77 kilogramë, që është tetë kilogramë më pak se pesha në fillim të grevës së urisë dhe 15 kilogramë më pak se pesha në kohën e arritjes në burg.

“Duke parë seriozitetin e grevës së urisë, administrata po kërcënon ta ushqej me forcë çdo ditë. Në të njëjtën kohë, Alexei është transferuar nga departamenti mjekësor”, shkruan në llogarinë e tij të Twitterit.

Aleatët e opozitarit rus pretendojnë se administrata e burgut nuk po e lejojnë mjekun ndërkombëtar ta kontrollojë politikanin.

Amnesty International pretendoi javën e kaluar se Navalny, i cili u helmua nga një agjent nervor fillestar vitin e kaluar, tani vuan nga mungesa e gjumit dhe se nuk ka asnjë mjek në burg që mund t’i besojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat