Shoferi i furgonit u arrestua për kontrabandë me 33 migrantë në Slloveni

Evropë

Shoferi i furgonit u arrestua për kontrabandë me 33 migrantë në Slloveni

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Një shtetas slloven (22) u arrestua pasi u kap në një furgon që transportonte 33 migrantë pakistanezë, njoftoi sot Administrata e Policisë së Lubjanës.

Të hënën pasdite, policia ndaloi furgonin në autostradën A1 afër Vrhnikës, në jugperëndim të Lubjanës, ndërsa po voziste në drejtim të Koper.

Një kontroll i automjetit zbuloi 33 shtetas pakistanezë të cilët kaluan kufirin ilegalisht si migrantë.

Shoferi, i cili po vinte nga zona e Kranj, u arrestua, ndërsa procedurat që përfshijnë migrantët janë ende në vazhdim, njoftoi policia.

Ndryshe, shumë migrantë sirian janë duke dyndur në shtetet ballkanike, të cilët po kërkojnë alternativa për të shkuar në vendet perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat