Profesori universitar rus Valery Golubkin arrestohet nën dyshimin për tradhti të nivelit të lartë

Evropë

Profesori universitar rus Valery Golubkin arrestohet nën dyshimin për tradhti të nivelit të lartë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Organet e sigurisë në Rusi, në akuzën për tradhti të lartë, kanë arrestuar profesorin e Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë, doktorin e shkencave teknike, Valery Golubkin.

Avokati i Golubkin u shpreh se klienti i tij nuk e pranon fajin për krimin e pretenduar dhe se do të apeloj masën e paraburgimit prej dy muajve.

Ai tha se për momentin klienti i tij është në cilësinë e të dyshuarit dhe kundër tij ende nuk është ngritur aktakuzë.

Golubkin është punonjës i Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë dhe është profesor në Departamentin e Aerodinamikës Teorike dhe të Zbatuar. Golubkin si fushë të interesit në punën e tij e ka aerodinamiken e aeroplanëve dhe dyshimet e para janë se arrestimi ka të bëjë me nxjerrje të sekreteve të teknologjisë ushtarake.

Gjatë 20 viteve të fundit në Rusi janë arrestuar dhe janë ndjekur penalisht më shumë se 30 shkencëtarë rusë.

Vlen të ceket se vitin e kaluar nën akuzën për tradhti ishte arrestuar profesori i Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë, Anatoli Gubanov, i cili së bashku me Golubkin, janë bashkautorë të një artikulli shkencorë dhe të dy janë ekspert të aerodinamikes së aeroplanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat