Alarm në Greqi, mbi 4 mijë të infektuar, 93 viktima dhe rekord pacientësh në intubim

Evropë

Alarm në Greqi, mbi 4 mijë të infektuar, 93 viktima dhe rekord pacientësh në intubim

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:46
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 4033 raste të reja me COVID-19 nga të cilët 15 janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit fqinj, që po përgatitet për hapjen e turizmit në 14 maj.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 301103, nga të cilat 51.3% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2401 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

93 është numri i pacientëve që ndërruan jetë në spitalet COVID në Greqi për 24 orët e fundit, ndërkohë që janë 802 të intubuar, rekord.

Rekordi për rastet brenda 24 orëve u shënua në 30 Mars 2021 ku u regjistruan 4340 persona të infektuar.

Numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit në një periudhë 24-orëshe u regjistrua 28 Nëntor 2020, kur 121 pacientë vdiqën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat