Dodik: Ndarja e Bosnjës duhet të bëhet në mënyrë paqësore

Evropë

Dodik: Ndarja e Bosnjës duhet të bëhet në mënyrë paqësore

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:53
Dodik

Përfaqësuesi serb i Presidencës tri-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, beson se ndarja e Bosnjës në mënyrë paqësore është e mundshme.

Dodik në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë të martës pasdite, tha se për ndryshim nga dy anëtarët tjerë të Presidencës, ai kroat dhe ai boshnjak, hedh poshtë fjalën “luftë”.

Dodik ka kohë që kërkon që Republika Srpska të ndahet nga Bosnja.

Në fakt, këto reagime vijnë pas lajmit të djeshëm se kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha, ia ka dorëzuar një dokument jozyrtar kryetarit të Këshillit të Evropës, Chalrles Michelit, e ku sipas mediave, thuhej se prioritet i qeverisjes së tij do të jetë “përfundimi i shkatërrimit të Jugosllavisë”.

Pas kësaj reaguan përfaqësuesi kroat i Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe ai boshnjak, Shefik Xhaferoviq. Komshiq ndër të tjera tha se ndarja nuk mund të ndodhë paqësisht.

“Kujt i ka mbetur te lufta, kujt i komandon Komshiqi. Gjeneral i cilës ushtri është ai. Ata ende mburren se si janë për luftë. Unë e hedh poshtë këtë fjalë. Derisa të jem unë këtu, do të punojë vetëm për ndarje paqësore. Nuk do të lejoj të vijë deri te lufta, por do të punojë që të vijë deri te ndarja paqësore”, ka thënë Dodik, përcjell b92.

Në fakt, kryeministri slloven Jansha, ka mohuar ekzistimin e këtij dokumenti dhe sipas tij, ai nuk e ka takuar fare këtë vit Michelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat