Franca suspendon udhëtimet me Brazilin për shkak të varianteve të koronavirusit

Evropë

Franca suspendon udhëtimet me Brazilin për shkak të varianteve të koronavirusit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:06
Ilustrim

Franca ka suspenduar të gjitha fluturimet nga Brazili, të martën, për shkak të shqetësimeve për variantin e koronavirusit që është përhapur në Amerikën Jugore.

Kryeministri Jean Castex ia deklaroi këtë vendim parlamentit, raporton AP.

Edhe pse Franca ka parë më pak raste me variantin që ka goditur Brazilin, përhapja në Amerikën Latine ka alarmuar Francën.

Castex tha se udhëtarët nga Brazili veçse duhet të kishin një test negativ për COVID-19 para se të arrinin dhe kur të arrinin, duhet të karantinohen për 10 ditë.

Franca ka regjistruar 5.1 milionë raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat