Sanchez: Të gjitha vaksinat antiCOVID-19 janë të sigurta

Evropë

Sanchez: Të gjitha vaksinat antiCOVID-19 janë të sigurta

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:43
Pedro Sánchez

Kreu i qeverisë spanjolle, Pedro Sánchez, këmbënguli sot se të gjitha vaksinat antiCOVID-19 ishin të sigurta dhe konfirmoi se gjendja e jashtëzakonshme shëndetësore do të mbaronte më 9 maj.

“Të gjitha vaksinat që administrohen aktualisht në Spanjë ofrojnë të gjitha garancitë”, pohoi Sánchez, i cili paraqiti planin e rimëkëmbjes ekonomike që Spanja synon të nisë me fondet që do t’i akordohen asaj nga BE-ja.

Vendimi i autoriteteve shëndetësore amerikane për të ndaluar përkohësisht vaksinën Johnson & Johnson, me qëllim shqyrtimin e rasteve të rënda të mpiksjes së gjakut, çoi në vonesën e menjëhershme të shpërndarjes së saj në Europë, raporton ATSh.

Spanja do të merrte të mërkurën një dorëzim të parë prej 300 000 dozash nga grupi farmaceutik amerikan.

Në total, ajo pritet të marrë 5,7 milionë doza deri në qershor.

Deri më tani, Spanja ka vaksinuar 6,6% (3,1 milionë) të 47 milionë banorëve të saj dhe ka administruar gjithsej 10,7 milionë doza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sanchez konfirmoi, gjithashtu, se qeveria e tij nuk ka në plan të zgjasë gjendjen e urgjencës shëndetësore, në fuqi në Spanjë që nga 25 tetori për të luftuar pandeminë, pas skadimit të saj më 9 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat