Brukseli do që pasaportat e vaksinimit të jenë gati në fillim të verës

Evropë

Brukseli do që pasaportat e vaksinimit të jenë gati në fillim të verës

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Brukseli dëshiron që pasaportat e vaksinimit të jenë në funksion anembanë Bashkimit Evropian nga fundi i qershorit.Pilot-skemat do të nisin të lëshohen nga fillimi i muajit me synim që njerëzit ta kenë tërë sistemin për 21 qershor.

Kështu ka thënë Didier Reynders, Komisionar Evropian për Drejtësi.

Komisioni Evropian ka kërkuar që Certifikatat e Gjelbra Digjitale të jenë në funksion nga fundi i majit. Kanë qenë disa shtete turistike, si Greqia dhe Spanja që kanë kërkuar që kjo të ndodhë edhe më herët.

“Është urgjente, natyrisht. Ne duam që të jemi gati para verës. Për fund të qershorit, ne duam që të jemi gati me rregulloren”, ka deklaruar Reynders

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat