Rëndohet situata në Turqi, shënohet rekord i ri i rasteve me Covid-19

Evropë

Rëndohet situata në Turqi, shënohet rekord i ri i rasteve me Covid-19

Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Rëndohet situata e koronavirusit në Turqi. Ky shtet raporton shifër rekord prej 59.187 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 3.96 milionë. Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 34.455.

Mbi 52 mijë pacientë në Turqi e fituan betejën kundër koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në mbi 3.4 milionë numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Deri më tani, në Turqi për Covid-19 janë testuar më shumë se 42 milionë njerëz, ndërsa vetëm nga e hëna janë kryer rreth 306 mijë testime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat