Danimarka ndalon përfundimisht AstraZeneca-n

Evropë

Danimarka ndalon përfundimisht AstraZeneca-n

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Danimarka bëhet vendi i parë që pushon plotësisht administrimin e vaksinës Covid 19 të AstraZeneca-s, pas lidhjes së saj të mundshme me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut.

Lajmin e raportuan disa media daneze këtë të mërkurë, shkruan Reuters.

Autoritetet shëndetësore daneze tashmë pritet të paraqesin një afat të ri për programin e vaksinimit të vendit.

Agjencia Europiane e Barnave tha javën e kaluar se kishte gjetur një lidhje të mundshme midis vaksinës dhe rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, por tha se rreziku i vdekjes nga Covid 19 ishte “shumë më i madh” sesa rreziku i vdekshmërisë nga efektet e rralla anësore.

EMA, megjithatë, ua la shteteve individuale të bënin vlerësimet e tyre të rrezikut dhe të vendosnin se si të administronin vaksinën bazuar në kushtet lokale që ndryshojnë shumë në të gjithë bllokun.

Një mori vendesh në të gjithë botën, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kanë rifilluar administrimin e vaksinës për disa grupe moshash, kryesisht ato mbi 50 ose 60 vjeç.

Danimarka, një vend me 5.8 milion banorë, është në proces të rihapjes së shkollave, restoranteve, qendrave tregtare dhe aktiviteteve kulturore, pasi niveli ditor i infeksionit është ngadalësuar në 500-600 në ditë nga disa mijëra në dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat