104 viktima në Greqi dhe mbi 3 mijë raste të reja me Covid-19

Evropë

104 viktima në Greqi dhe mbi 3 mijë raste të reja me Covid-19

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:55
Greqi

Greqia ka shënuar rritje të rasteve me Covid krahasuar me bilancin e një jave më parë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,833 të prekur me koronavirus, ndërsa 104 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 308, 006 të prekur, 51,3% e tyre janë burra.

Atika ka rezultuar me numrin më të lartë të infeksioneve, aktualisht 1861 të prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat