Estonia mbyll një rrugë për një muaj që të kalojnë mijëra bretkosa

Evropë

Estonia mbyll një rrugë për një muaj që të kalojnë mijëra bretkosa

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Autoritetet estoneze kanë urdhëruar që një nga rrugët kryesore të kryeqytetit Tallin, të mbyllet çdo natë gjatë muajit prill për të mbrojtur bretkosat migruese, njofton Independent.

Bretkosat kalojnë nëpër rrugët e zonës ndërsa udhëtojnë në vendet e tyre të shumimit.

Vullnetarët zakonisht ndihmojnë në bartjen e amfibëve në vrullin e pranverës.

Ata kanë thënë se ata kanë shpëtuar 97 mijë prej tyre nga veturat në vitet e mëparshme, duke përfshirë dy mijë vitin e kaluar në rrugën e Tallinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat