Probleme me motorin, aeroplani ku gjendej ministri turk e disa deputetë bën ulje të detyruar

Evropë

Probleme me motorin, aeroplani ku gjendej ministri turk e disa deputetë bën ulje të detyruar

Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:57
Bekir Pakdemirli

Aeroplani në të cilin ndodhej ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Turqisë u detyrua të bëjë ulje emergjente në provincën lindore Malatya.

Aeroplanit iu desh të bënte ulje emergjente në Aeroportin Erhac të qytetit Malatya rreth 40 minuta pas ngritjes për shkak të problemeve në motor, por raportohet se askush në bord nuk është lënduar.

Paraditen e sotme, ministri Bekir Pakdemirli u largua nga kryeqyteti Ankara për në provincën juglindore Sirnak me një aeroplan që i përkiste Drejtorisë së Pylltarisë.

Përveç ministrit, në aeroplan ndodheshin edhe nëntë persona, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit, deputetë të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), zv/ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, si dhe zyrtarë të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat