Tensionet Rusi-Ukrainë, Zelenskiy në Paris: Mjaft më në dhomën e pritjes të BE-së

Evropë

Tensionet Rusi-Ukrainë, Zelenskiy në Paris: Mjaft më në dhomën e pritjes të BE-së

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:25
Volodymyr Zelenskiy 

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takuan të premten në pallatin Elize, ku zhvilluan një takim kokë më kokë dhe një video-konferencë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ukraina i ka kërkuar Evropës më shumë mbështetje në përballjen e saj me Rusinë, përfshirë këtu anëtarësimin e saj në NATO.

Duke folur për gazetën “Le Figaro” përpara takimit me MacronZelenskiy deklaroi se, “nëse BE dhe Franca na konsiderojnë një anëtar të vërtetë të familjes evropiane, atëherë duhet të veprojnë në sintoni”.

“Siguria e Evropës varet nga ajo e Ukrainës. Ndaj nuk mund të mbetemi përgjithmonë në dhomën pritëse të BE-së apo NATO-s”, u shpreh presidenti ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat