Nis udhëtimin treni ‘COVID-free’, nga Roma në Milano lejohen vetëm udhëtarët ‘negativë’

Evropë

Nis udhëtimin treni ‘COVID-free’, nga Roma në Milano lejohen vetëm udhëtarët ‘negativë’

Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:40
Treni ‘COVID-free’

Trenat me shpejtësi të lartë që udhëtojnë nga kryeqyteti italian i Romës në kryeqytetin financiar të vendit Milano filluan të operojnë duke transportuar vetëm pasagjerë që  rezultojnë negativë për COVID-19 .Pasagjerët në trenat “COVID-free” përpara se të nisin udhëtimin duhet të dëshmojnë një certifikatë ku tregohet se janë negativ ndaj COVID-19.

Ata mund të bëjnë një  test të shpejtë të hundës në një qendër  testimi të të vendosur nga Kryqi të Kuq përpara stacionit kryesor të trenit ose të tregojnë një  test negativ  të bërë brenda 48 orëve para nisjes. Biletat duhet të rezervohen në internet.

Ndërsa kushdo që rezulton pozitiv do të marrë një rimbursim të plotë për biletën e tij.

Pasagjerët ishin të lumtur të rikthehen, pasi në këtë formë ndihen të sigurt gjatë udhëtimeve

“Unë kam bërë testin COVID dhe duhet të them se kjo iniciativë e Trenitalia është me të vërtetë e mirë, sepse ata po na lënë të udhëtojmë më sigurt. Në trenat e tjerë ekzistojnë rregulla, por këtu me testet negative ju ndiheni shumë më të sigurt”, u shpreh pasagjerja Cenzia Renzi, duke mbajtur certifikatën e saj të vulosur ‘COVID TESTED’.

Trenitalia bëri me dije se nisma mund të shtrihej në vende të tjera për të provuar dhe ndihmuar udhëtarët të ndjehen më të sigurt dhe të inkurajojnë turizmin. Sipas rregullave aktuale të coronavirusit, njerëzit mund të udhëtojnë vetëm midis rajoneve për arsye thelbësore shëndetësore ose të punës.

Nga shkurti i vitit të kaluar Italia ka regjistruar 115,937 viktima me COVID-19, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i shtati në botë. Vendi ka raportuar 3.83 milionë raste të infektuar deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat