Tensionet me Ukrainën, Rusia dërgon luftanije në Detin e Zi përmes Bosforit të Turqisë

Evropë

Tensionet me Ukrainën, Rusia dërgon luftanije në Detin e Zi përmes Bosforit të Turqisë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:14
Luftanije në Detin e Zi

Dy luftanije ruse kaluan të shtunën nëpër Ngushticën e Bosforit në Turqi për ta vazhduar lundrimin drejt Detit të Zi, ndërsa 15 anije më të vogla tashmë e kanë kompletuar këtë lundrim në kohën kur Rusia po e përforcon praninë ushtarake ujore në atë zonë, pavarësisht thirrjeve të Ukrainës dhe Perëndimit që të mos e bëjë një gjë të tillë.

Lundrimi i luftanijeve u bë në kohën e grumbullimit të madh të trupave ruse afër Ukrainës, që Moska e ka cilësuar thjesht si ushtrim të përkohshëm të mbrojtjes dhe vjen pas eskalimit të tensioneve në Ukrainën lindore mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia.

Dy luftanije ruse të tipit Ropucha nga Flota Veriore e Rusisë, të cilat mund të bartin tanke, armatim dhe trupa gjatë sulmeve në brigje, e kaluan Ngushticën e Bosforit të shtunën, raportoi një reporter i agjencisë Reuters në Stamboll.

Pritet që nëpër këtë ngushticë të kalojnë edhe përforcime tjera, më saktësisht dy anije tjera nga Flota e Baltikut, shkruan Reuters.

Si shenjë tjetër e rritjes së tensioneve, një anije me kamionë dhe pajisje logjistike për forcat e NATO-s në Rumani kaloi të premten në mbrëmje nëpër Ngushticën e Bosforit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat