Kurz i Austrisë ofron të jetë nikoqir i takimit SHBA-Rusi në Vjenë

Evropë

Kurz i Austrisë ofron të jetë nikoqir i takimit SHBA-Rusi në Vjenë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:19
Sebastian Kurz

Në tensionet në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, kancelari austriak Sebastian Kurz ka ofruar mbështetjen e vendit të tij si mikpritës për një takim të mundshëm midis udhëheqësve të vendeve.

“Ne tashmë jemi në kontakt me palën ruse dhe atë amerikane, nëse vërtet duhet të ketë një takim të tillë”, tha Kurz në një intervistë për “Morning Briefing” të organizuar nga gazetari gjerman Gabor Steingart.

Në një telefonatë këtë javë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden i kishte sugjeruar udhëheqësit rus Vladimir Putin që të takohej për një samit në një vend të tretë, mundësisht në Evropë gjatë verës.

Gjithsesi, Kurz tha se roli i tij në një takim të mundshëm nuk duhet të mbivlerësohet pasi ai nuk po luan një ndërmjetës.

“Ne gjithmonë kemi pasur kontakte të mira me Lindjen. Ne jemi neutral, dhe kështu mbase edhe një bashkëbisedues i mirëpritur për Rusinë”, tha Kurz.

Më parë, Finlanda kishte deklaruar gatishmërinë e saj për të organizuar një takim të mundshëm të tillë.

Dhe një samit midis Putin dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump ishte zhvilluar në Helsinki në 2018. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat