Spanjë, karantinë e detyrueshme për latino-amerikanët dhe afrikanët

Evropë

Spanjë, karantinë e detyrueshme për latino-amerikanët dhe afrikanët

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:52
Spanjë

Spanja zgjati sot deri në fillim të majit detyrimin për vendosjen në karantinë për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në territorin e saj nga 12 vende si Brazili, Peruja, Kolumbia dhe nëntë vende afrikane, për shkak të frikës lidhur me variantet e koronavirusit.

Spanja e justifikoi këtë vendim me shqetësimin pë rsa i përket varianteve brazilian dhe afrikano jugor dhe shtrirjes së tyre në vendet fqinje, veçanërisht për shkak të përhapjes së tyre të shpejtë, rrezikut të riinfektimit dhe një uljeje të mundshme të efikasitetit të vaksinave.

“Udhëtarët që mbërrijnë nga Brazili, Afrika e Jugut, Botsvana, Komoret, Gana, Kenia, Mozambiku, Tanzania, Zambia, Zimbabve, Peruja dhe Kolumbia me ose pa ndalesa të ndërmjetme duhet të qëndrojnë në karantinë prej dhjetë ditësh pas mbërritjes së tyre ose gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Spanjë nëse është më pak se kjo kohëzgjatje”, sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare të Shtetit.

Kjo periudhë izolimi mund të reduktohet në shtatë ditë nëse personi paraqet një test negativ PCR.

Gjatë kësaj karantine, personat duhet të qëndrojnë në shtëpinë e tyre ose në vendet e tyre të qëndrimit dhe lejohen të dalin vetëm për të blerë ushqime, ilaçe dhe gjëra të domosdoshme, për të kërkuar trajtim”, sipas vendimit.

Masa do të mbetet në fuqi të paktën deri më 3 maj.

Spanja, një nga vendet evropiane më e prekur nga pandemia me gati 77 000 të vdekur dhe më shumë se 3,4 milion raste, ka ndaluar ashtu si vendet e tjera për disa javë mbërritjen e pasagjerëve nga Afrika e Jugut dhe e Brazilit, përveç shtetasve spanjollë dhe banorëve të huaj në Spanjë ose Andorra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat