Mori gabimisht dy vaksina të ndryshme anti-COVID/ Çfarë ndodhi me pacientin

Evropë

Mori gabimisht dy vaksina të ndryshme anti-COVID/ Çfarë ndodhi me pacientin

Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një shtetas nga New Hampshire është tejet i shqetësuar pasi mjekët i kanë dhënë gabimisht dy doza të vaksinës anti-Covid. Craig Richards mësohet se është vaksinuar në fillim me Mderna dhe më pas me vaksinën Pfizer.

Ai tha: ‘Je gati?’ Unë thashë, ‘Sigurisht’, dhe ai më dha vaksinën. Pasi më vaksinoi ai pa kartën time dhe vërejti se më kishte dhënë Pfizer, ndërkohë që më herët isha vaksinuar me Moderna, tregon Richards.

Richards kishte marrë dozën e tij të parë të vaksinës Moderna në mars dhe kjo në Lempster, teksa në po të njëjtin vend në prill ai mori edhe dozën e vaksinës Pfizer.

Thuhet se marrja e vetëm një doze siguron një farë niveli të mbrojtjes, por marrësit duhet të marrin dy doza për të marrë përfitimet e plota. Pas marrjes së dy dozave, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të shtetit tha se Richards do të jetë mirë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat