Morën vaksinën AstraZeneca, nëntë persona alarmojnë autoritetet shëndetësore, ja çfarë kanë pësuar

Evropë

Morën vaksinën AstraZeneca, nëntë persona alarmojnë autoritetet shëndetësore, ja çfarë kanë pësuar

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:21
AstraZeneca

Nëntë raste të tjera të trombozës atipike dhe dy çrregullime të mpiksjes së gjakut u raportuan në Francë mes datave 2 dhe 8 Prill, pas kryerjes së vaksinave AstraZeneca.

Sipas autoriteteve shëndetësore, profili i të prekurve është i ndryshëm nga ai i verifikuar deri më tani, (5 burra dhe 4 gra) me një moshë mesatare jo më të re se në rastet e mëparshme (62 vjeç mesatarisht). Që nga fillimi i vaksinimit me vaksinën anglo-suedeze, 23 raste të trombozës së rrallë dhe anomalive të mpiksjes së gjakut janë regjistruar në Francë, me 8 vdekje, nga një total prej 2,725,000 injeksionesh të aplikuara deri më 8 prill.

Tani vëmendjen e kanë marrë nëntë rastet me trombozë që kanë “një profil tjetër” nga ato të mëparshmet, bën me dije Agjencia Kombëtare e Shëndetësisë duke shtuar se këto raste të reja do të diskutohen me EMA-n.

E njëjta agjenci bën me dije se janë shfaqur edhe dy shenja të tjera që do t’i nënshtrohen një vëzhgimi të veçantë dhe lidhen me 5 raste të paralizës së fytyrës dhe një çrregullim neurologjik, megjithatë pacientët janë drejt shërimit.

Çrregullimi u diagnostikua si "poliradikuloneuriti akut", një efekt anësor i cili ndodhi 5 herë që nga fillimi i përdorimit të vaksinës AstraZeneca në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat