Rrezikon të vdes, ja çka po paralajmërojnë mbështetësit e kritikut të Putinit

Evropë

Rrezikon të vdes, ja çka po paralajmërojnë mbështetësit e kritikut të Putinit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:26
Alexei Navalny

Ekipi i kritikut më të madh të presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny, ka bërë të ditur se do të organizojë protesta të radhës, të cilat do të mbahen më 21 prill.

Navalny është duke u mbajtur në një burg të veçantë disa kilometra larg Moskës ndërkohë që mjeku i tij ka deklaruar të shtunën se ai është në rrezik të vdesë.

Mjeku Yaroslav Ashikhmin, ka thënë se rezultatet e provave që ai mori nga familja e Navalnyt e tregojnë atë me nivele të ngritura ndjeshëm të kaliumit, i cili mund të sjellë arrest kardiak dhe nivele të rritura të kreatininës që tregojnë veshkat e dëmtuara.

Navalny ka hyrë në grevë urie që nga fundi i muajit mars për shkak të moskujdesit mjekësor ndaj tij për shkak të problemeve që ka me shpinë dhe këmbë.

Autoritetet e burgut ku ai po qëndron e kanë mohuar se nuk i kanë ofruar trajtim mjekësor mirëpo kanë deklaruar se Navalny e ka refuzuar atë, duke kërkuar që të zgjedhë vetë mjekun që do ta trajtojë.

Rusia e pati dënuar Navalnyn me dy vjet e gjysmë burg, në shkurt të këtij viti. Ai ishte arrestuar në kufi, me t’u kthyer nga Gjermania ku po shërohej pas helmimit me nerv agjent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat