Ambasadori rus në Britani: Navalny nuk do të lejohet të vdesë në burg

Evropë

Ambasadori rus në Britani: Navalny nuk do të lejohet të vdesë në burg

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:41
Alexei Navalny

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, Andrei Kelin ka thënë se aktivisti i opozitës Alexei Navalny "nuk do të lejohet të vdesë në burg".

Navalny, 44 vjeç, gati sa vdiq në gusht të vitit 2020 kur u helmua me agjentin nervor kimik, Novichock. Ai akuzon presidentin Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit, të cilin Kremlini e mohon.

Ai u burgos në shkurt për akuzat e vjetra të përvetësimit dhe ka qenë në një grevë urie për 18 ditë, për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe mpirjen e këmbëve.

Kelin foli për BBC-në duke këmbëngulur se trajtimi mjekësor i Navalnyt është i kujdesshëm dhe pretendoi se qëllimi i vërtetë i thirrjeve të tij për ndihmë mjekësore ishte "tërheqja e vëmendjes".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat