Mbështetësit e Navalny planifikojnë protestë në mbarë Rusinë

Evropë

Mbështetësit e Navalny planifikojnë protestë në mbarë Rusinë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:11
Alexei Navalny

Mbështetësit e opozitarit të burgosur rus, Alexei Navalny, janë duke e planifikuar një protestë në mbarë vendin dhe shpresojnë që të jetë më e madhja në historinë moderne të Rusisë.

Me këtë protestë po synohet që të nxirret në pah shëndeti i dobët i Navalny, i cili aktualisht ndodhet në grevë urie në burg, shkruan Reuters.

“Gjërat po zhvillohen shumë shpejt dhe shumë keq. Ne nuk mund të presim më – një situatë ekstreme kërkon vendime ekstreme”, kanë shkruar mbështetësit e Navalny në një faqe të internetit.

Protesta e cila është planifikuar të zhvillohet të mërkurën, do mbahet në të njëjtën ditë kur presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të mbajë një fjalim vjetor për mbarë shtetin rus.

Kujtojmë se Navalny, kundërshtar i ashpër i Putinit, ka filluar ta refuzojë ushqimin më 31 mars për të kundërshtuar keqtrajtimin që po i bëhet nga personeli i burgut.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat