Danimarka do të aplikojë pasaportën Covid-19

Evropë

Danimarka do të aplikojë pasaportën Covid-19

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Tifozët e futbollit do të lejohen në stadiume dhe baret, restorantet, parukeritë, kopshtet zoologjike dhe muzetë janë duke u rihapur ndërsa Danimarka bën një hap të madh përpara në heqjen e kufizimeve të saj të koronavirusit.

Kushti i madh që danezët të përfitojnë nga këto liri të reja është se ata duhet të dëshmojnë se janë pa infeksion, duke treguar një pasaportë ‘coronapass’. ‘Coronapass’ tregon nëse keni pasur një rezultat negativ të testit brenda 72 orëve të fundit, një certifikatë vaksinimi ose provë të një infeksioni të mëparshëm dy deri në 12 javë më parë.

I quajtur MinSundhed (MyHealth), është i lidhur me sistemin e ID danez. Të gjithë banorët kanë një numër unik identiteti, të quajtur CPR, dhe një kartë të verdhë shëndetësore me një barkod që përmban detajet e tyre të identitetit dhe me këtë ata hyjnë në çdo vend. Fëmijët e vegjël përjashtohen nga kjo skemë.

Certifikatat dixhitale shihen si rruga e lirisë drejt Evropës dhe BE dëshiron të ketë skemën e saj në të gjitha 27 vendet anëtare ta aplikojë deri në fund të Qershorit.

Shqetësimet për privatësinë i kanë bërë kalimet të diskutueshme në disa vende, por Danimarka është ndër të parat që e përqafon idenë plotësisht. Ndryshe nga shumica e Evropës, ky vend skandinav arriti të shmangte një valë të tretë dhe ka filluar lehtësimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat