Qeveria franceze parashikon rihapjen në maj

Evropë

Qeveria franceze parashikon rihapjen në maj

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:10
Emmanuel Macron

Qeveria franceze, që do të mblidhet sot në Elyse me presidentin Emmanuel Macron, parashikon heqjen e limitit 10 kilometra për të udhëtuar larg shtëpisë më 2 maj dhe një lehtësim të shtetrrethimit.

”Parashikohet gjithashtu një rihapje të bizneseve dhe vendeve kulturore duke nisur nga mesi i majit, por me rregulla dhe kufizime të aksesit”, sipas burimeve franceze, raporton ATSh.

Vendimet do të njoftohen pavarësisht dyshimeve që disa kanë në lidhje me lehtësimin e kufizimeve pasi situata shëndetësore të përmirësohet.

Ende nuk ka asnjë lajm për shkollat dhe çerdhet që do të rihapen të hënën e ardhshme, pas tri javëve, po ashtu edhe për kolegjet dhe shkollat e mesme që do të qëndrojnë të mbyllura edhe për shtatë ditë, por që do të rikthehen në klasa nga 3 maji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat