Kryeministri spanjoll: Jemi afër fundit të pandemisë

Evropë

Kryeministri spanjoll: Jemi afër fundit të pandemisë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:19
Pedro Sanchez

Megjithëse Spanja është përfshirë nga një valë e katërt e Covid,  kryeministri i vendit i dha shpresë qytetarëve duke deklaruar se më shumë persona janë vaksinuar se sa janë infektuar me Covid.

3,452,119 persona janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit ndërsa numri i përgjithshëm i personave  që kanë marrë virusin që nga fillimi i pandemisë është 3,435,840.

Deri më tani, Spanja ka administruar 13,041,032 doza të vaksinës.

“Ne kemi shkruar histori,” tha kryeministri, Pedro Sanchez të martën në mbrëmje.

“Qëllimi ynë është imunizimi i 70% të popullsisë para se të mbarojë vera. Ne jemi duke iu afruar fundit të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat