EUROPOL në aksionet kundër krimit të organizuar arreston 228 persona

Evropë

EUROPOL në aksionet kundër krimit të organizuar arreston 228 persona

Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:36
Ilustrim

Agjencia Europiane e Policisë (EUROPOL) ka arrestuar 228 persona në aksione kundër krimit të organizuar në Europë.

Në deklaratën e EUROPOL-it theksohet se aksionet u kryen në bashkëpunim me forcat e sigurisë të 17 vendeve.

Po ashtu thuhet se gjatë aksioneve, u kontrolluan më shumë se 67 mijë automjete dhe u verifikua identiteti i 70 mijë personave. U arrestuan 228 persona, kurse u sekuestruan 88 automjete, ar dhe para.

Në Gjermani, për shkak të dyshimit të forcave daneze të sigurisë, u arrestua një person i cili u përcaktua se është anëtar i një grupi kriminal që vjedh navigimin GPS nga pajisjet bujqësore, transmeton AA.

Në automjetin e të dyshuarit u gjetën 30 pajisje GPS, thuajse 100 kilogramë ar dhe argjend, 50 telefona të mençur dhe 20 kompjuterë.

Theksohet se i dyshuari do të ekstradohet në Danimarkë.

EUROPOL në kuadër të fushatës “Trivium” që nga viti 2013 ka kryer aksione ndërkufitare në Evropë kundër kontrabandës, vjedhjeve dhe krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat