Turqi: Afro 62 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Turqi: Afro 62 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 22 prill 2021 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Turqia raportoi 61.967 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.932 pacientë simptomatikë, dhe 362 vdekje të tjera.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,44 milionë, kurse numri i të vdekurve në 36.975, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej 52.213 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,84 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.398, treguan shifrat e fundit. Mbi 44,72 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 318.389 gjatë ditës së kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat