Evropa kthen sytë nga vaksina gjermane

Evropë

Evropa kthen sytë nga vaksina gjermane

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:56
Gjermani

Teksa ritmet e vaksinimit masiv nuk janë të kënaqshme pas rënies së besueshmërisë për dozat AstraZeneca dhe Johnson and Johnson për shkak të rasteve të mpiksjeve të gjakut tek disa persona që e kanë injektuar, Europa kthen sytë nga vaksina gjermane CureVac.

Agjencia Europiane e Barnave EMA po shqyrton prej 2 ditësh dhënien e lejes për përdorim urgjent për këtë vaksinë, të ngjashme me Pfizer dhe Modernën. Por akademiku italian në fushën e imunologjisë Guido Forni rendit për mediat italiane avantazhet që kjo vaksinë ka ndaj të tjerave.

“Brenda pak kohësh do të kemi edhe një vaksinë krejtësisht europiane, nga CureVac që bazohet po ashtu tek lajmëtari i ARN-së por me teknologji akoma më të përparuar që do të prodhohet me ritme më të shpejta”.

Eksperti italian thotë po ashtu se vaksinat që përdorin metodologjinë e lajmëtarit të ARN-së kanë rezultuar të jenë shumë më efikase dhe me efekte shumë të rralla anësore.

Për më tepër, studimet më të fundit në Izrael kanë arritur në përfudnimin se dozat e firmës Pfizer kanë efektshmëri të lartë edhe tek të sëmurët kronikë, siç janë ata që kanë probleme kardiake apo të veshkave. Tek kjo kategori, injektimi i Pfizer shmang deri në 88% pasojat e rënda të infektimit me koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat