Policia italiane arreston 30 anëtarë nigerian të dyshuar si pjesë të bandës

Evropë

Policia italiane arreston 30 anëtarë nigerian të dyshuar si pjesë të bandës

Më: 26 prill 2021 Në ora: 23:12
Foto

Policia italiane ka kryer bastisje në të gjithë vendin, duke arrestuar rreth 30 persona të dyshuar për veprimtari për sindikatën mafioze Niger Axe, raporton BBC.

Policia thotë se ata përballen me rreth 100 akuza përfshirë trafikimin e drogës dhe njerëzve, prostitucionit dhe mashtrimit në internet.

Banda dyshohet se përdori kriptovalutën Bitcoin për të kryer transaksione financiare klandestine në rrjetin e errët.

Sëpata e zezë u shfaq nga Nigeria në vitet 1970, ku ata kryen përdhunime, gjymtime dhe vrasje rituale.

Ata vazhduan ndërtimin e një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat