Brexit prish ëndërrat e pensionistëve britanikë për të jetuar në Spanjë

Evropë

Brexit prish ëndërrat e pensionistëve britanikë për të jetuar në Spanjë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 19:24
Spanjë

Ndërsa BE-ja dhe Britania përpiqen të finalizojnë një marrëveshje lidhur me marrëdhëniet e tyre tregtare pas daljes së Britanisë nga blloku, ëndërrat e shumë pensionistëve britanikë për të jetuar në Spanjë po errësohen nga një realitet i ri dhe rregulla tërësisht të reja.

Si shumë britanikë të tjerë, Jonathan dhe Beverly Bignell zgjodhën Spanjën si destancion pushimesh për vite më rradhë. Më vonë blenë një shtëpi pushimi dhe jetonin më shumë në Spanjë se në Britani.

Përfundimisht ata vëndosën të dilnin në pension para kohe dhe të jetonin përgjithmonë në Spanjë. Për shkak të Brexit-it, ata aplikuan për qëndrim të përhershëm në Spanjë.

“U votua për Brexit-in. Akush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte. Ne nuk donim të ishim më në Mbretërinë e Bashkuar sepse ishte vendimi më i keq që mund të marrë një vend”, thotë Beverly Bignell.

Tani është shumë më e vështirë që britanikët të shkojnë për të jetuar në vendet e BE-së. Por telashe ka edhe për ata që tashmë kishin një shtëpi të dytë atje.

“Është e paligjshme në Spanjë që t’i japësh makinës me patentë britanike”,thotë Jonathan Bignell.

“Gjithë këto gjëra të vogla përfundimisht do të trembin njerëzit. Nëse ke targa britanike, me siguri që do të të ndalojë polici dhe të të pyesë për patentën dhe prej sa kohësh je në Spanj딸 thotë Beverly Bignell.

Këto vështirësi duket se kanë patur efektin e tyre pasi më pak britanikë shkojnë në Spanjë pas Brexit-it.

Nicola është agjente britanike e pasurive të patundshme në qytetin bregdetar spanjoll Sitges.Ajo ka nxjerr në shitje këtë shtëpi pushimi sepse pronari britanik nuk dëshiron ta mbajë më.

“Shumë britanikë nuk po vijnë më dhe nuk po blejnë shtëpi si rezultat i pasojave nga Brexit. Edhe pas kaq shumë kohësh, rreth katër vite, gjërat nuk janë sheshuar. Ata që donin të blinin, nuk blenë dhe shumë britanikë i shitën shtëpitë që kishin këtu si rezultat i Brexit-it.”

Nëse nuk u përmbahen rregullave të reja të qëndrimit në Spanjë, britanikët e vëndosur atje rrezikojnë të humbasin sherbimet shëndetësore. Ndryshe nga më parë, tani atyre u duhet të paguajnë për mbulimin shëndetësor. Po ashtu, ata rrezikojnë përjashtimin nga fushata kombëtare e vaksinimit.

Procedurat e reja doganore gjithashtu kanë sjellë vështirësi për britanikët që jetojnë në Spanjë. Shumë artikuj ushqimorë, që ata porosisin në Britani nuk arrijnë në kohë, ose fare.

“E kemi shumë të vështirë për të sjellë këtu gjëra nga Mbretëria e Bashkuar. Dogana na ka bllokuar një dërgesë nga një furnizues në Britani. Mes artikujve të tjerë kishim edhe vezë për Pashkët. Pashkët kaluan dhe vezët ende nuk janë lejuar të kalojnë”, thotë Susan Vessey që tregton artikuj nga Britania.

Rreth 300 mijë britanikë janë regjistruar si banorë të përhershëm në Spanjë. Aktualisht, vetëm britanikët që sigurojnë një vizë qëndrimi, që shërben si një biletë e artë, do të lejohet të shijojnë pensionin në Spanjë./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat