Britania prodhon monedhën e arit të rëndë 10 kilogramë, ja sa është vlera e saj

Evropë

Britania prodhon monedhën e arit të rëndë 10 kilogramë, ja sa është vlera e saj

Më: 29 prill 2021 Në ora: 16:33
Monedha e arit

Një monedhë gjigante e arit, që ka vlerën e 10 mijë funte dhe peshon 10 kilogramë, është prodhuar nga Britania e Madhe, raporton BBC. 

“Royal Mint” ka njoftuar se për prodhimin e monedhës më të madhe është dashur 400 orë punë, përfshirë katër ditë lustrim.

Monedha e gjerë 20 centimetra është krijuar duke përdorur shkathtësitë tradicionale dhe teknologjinë inovative.

Monedha bashkon të dhjetë kafshët e kafshët mistike në një dizajn, përfshirë luanin, grifinin, fajkoin, demin, dragoin, njëbrirëshin dhe kalin.

Në qendër është portreti i Mbretëreshës Elizabeta II.

“Royal Mint” ka njoftuar se çmimi për monedhën është 10 mijë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat