Covid-19, Italia ndryshon ngjyrat e zonave

Evropë

Covid-19, Italia ndryshon ngjyrat e zonave

Më: 1 maj 2021 Në ora: 08:44
Ilustrim

Italia përjeton sot fundjavën e parë në gjysmëliri, pas lehtësimit të disa kufizimeve nga e hëna e kaluar, të paktën në zonën e verdhë, ndërsa Valle d’Aosta bëhet e kuqe dhe Sardenja portokalli.

Fundjava e 1 majit do të shënojë një provë të rëndësishme në funksion të pushimeve të shumëpritura të verës, me ndërgjegjësimin këtë vit për të mos përsëritur gabimet e vitit 2020.

Për 47 milionë italianë (shumë janë në zonën e verdhë) do të jetë e mundur të frekuentohen restorantet, por edhe të vizitohen muzetë, teatrot dhe kinematë, raporton ATSh.

Do të lejohet, gjithashtu, lëvizja midis rajoneve edhe me ngjyra të ndryshme, por me sigurinë e të ashtuquajturës pasaportë e gjelbër, dokumenti që vërteton vaksinimin ose negativitetin e tamponit në 48 orët që i paraprijnë udhëtimit.

Sidoqoftë, nuk do të jetë “gjithçka e lirë”, paralajmërojnë shumë administratorë lokalë, të cilët vazhdojnë të bëjnë thirrje për përgjegjësi.

Nga sot kontrollet e policisë do të intensifikohen jo vetëm në rrugë dhe autostrada, por edhe në vendet e mundshme të grumbullimit, si bregdet, plazhet apo sheshet e jetës së natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat