Regjistrohen 1391 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi, 72 humbje jete

Evropë

Regjistrohen 1391 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi, 72 humbje jete

Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Rastet e reja të konfirmuara laboratorike të Covid të regjistruara në 24 orët e fundit janë 1 391, nga të cilat 2 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 346 422.  Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 811.

Që nga fillimi i pandemisë, 2,124 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 419.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 72, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 10 453 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat