Dita e Punëtorëve, protesta edhe në Mbretëri të Bashkuar

Evropë

Dita e Punëtorëve, protesta edhe në Mbretëri të Bashkuar

Më: 1 maj 2021 Në ora: 21:02
Pamje nga protestat

Protesta dhe përplasje me policinë. Kështu u manifestua Dita Botërore e Punëtorëve në Paris, në Stamboll, Londër, Berlin dhe jo vetëm.

Policia turke arrestoi mbi 200 demonstrues gjatë marshimeve të organizuara në Stamboll, ndonëse vendi ndodhet në izolim për shkak të pandemisë.

Sipas autoriteteve, grumbullimet ishin të paligjshme dhe u detyruan të shpërndajnë me turmën me gaz lotsjellës.

Në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve në Paris marshuan me qindra persona, pavarësisht pandemisë. Edhe në kryeqytetin francez, policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve.

Ndërsa në shumë shtete protestohet, në të tjera vende 1 Maji cilësohet një ditë pushimi. Lëvizja e Ditës Botërore të 1 Majit nisi në SHBA në vitin 1884, kur u kërkua që punëtorët duhej të punonin 8 orë. Kjo ditë duhet të shërbejë si moment reflektimi për të kërkuar më shumë të drejta në vendin e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat