Senegalezi që po sfidon status-quon politike në Spanjë

Evropë

Senegalezi që po sfidon status-quon politike në Spanjë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:16
Serigne Mbaye

Dy senegalezë të rinj ishin takuar në një varkë me emigrantë që ishte nisur për në Evropë në vitin 2006, një vit ku pati rekrod të influksit të imigrantëve afrikanë në Ishujt Kanarinë të Spanjës.

Që nga atëherë, një prej tyre vdiq si pasojë e sulmit në zemër duke ikur nga policia spanjolle, dhe i tjetri po garon për një vend në asamblenë rajonale në Madrid.

Serigne Mbaye jo vetëm që dëshiron ta luftojë atë që e konsideron si “racizëm strukturor” kundër imigrantëve afrikanë, por edhe të sfidojë një histori të nënpërfaqësimit të komunitetit të personave me ngjyrë në politikën spanjolle.

“Aty fillon i gjithë diskriminimi”, thotë 45-vjeçari për agjencinë AP.

Në vitin 2018, pasi nuk arriti të siguronte një punë të ligjshme apo një lejeqëndrimi, personi të cilin e kishte takuar në anije – Mame Mbaye- vdiq nga një sulm në zemër, duke ikur nga Policia, pas një bastisje në një zonë të shitësve ambulantë.

Pas kësaj, Serigne Mbaye, i cili në atë kohë përfaqësonte një grup të shitësve kryesisht afrikanë, u bë një nga zërat më të zhurmshëm kundër Ligjit ndaj të Huajve në Spanjë, duke thënë se lidhë imigrantët që vijnë në mënyrë të paligjshme me ekonominë e nëntokës. Rregullorja gjithashtu i dënon ata me burgim për kryerje të shkeljeve të vogla, duke i lënë ataq me dosje penale që rëndon kundër gjasave të tyre për të siguruar një lejeqëndrim.

“Pamja e tij atë natë kur u takuan në varkë gjithmonë më përndjek. Fakti se ai tash është i vdekur e unë jam i gjallë, është për shkak të një ligji të padrejtë që na dënon dhe ndëshkon ne. Disa nga ne ia dalim, disa kalojnë 20 vjet në një rreth vicioz pa letra”, ka thënë Serigne Mbaye, që tash është shtetas spanjoll.

Mbaye po garon si pjesë e partisë Së Bashku Mundemi për një vend në asamblenë rajonale të Madridit.

Vetëm pak persona me ngjyrë ia kanë dalur për të arritur në nivele të larta të politikës spanjolle. Rita Bosaho e lindur në Guinean Ekuatoriale, u bë drejtoresha e parë për diversitet racor dhe etnik në Ministrinë për Barazi të Spanjës.

Luc Andre Diouf, që po ashtu migroi nga Senegali, fitoi një ulëse në Dhomën e Ulët të Spanjës në vitin 2019.

Në nivel më të ulët, atë rajonal, Mbaye dëshiron të dëshmojë se “Madridi është i shumëllojshëm”.

“Për që një zezak garon në listë ka befasuar shumë. Në këtë mënyrë, kjo bën shumë njerëz të mendojnë”, thotë Mbaye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat