Zyrtari i Britanisë thotë që G7 duhet ta formojë një mekanizëm kundër propagandës ruse

Evropë

Zyrtari i Britanisë thotë që G7 duhet ta formojë një mekanizëm kundër propagandës ruse

Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:11
Dominic Raab

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Dominic Raab, ka thënë se vendet e G7 duhet të punojnë për të formuar një mekanizëm të shpejtë si përgjigje kundërshtuese ndaj Rusisë dhe “propagandës” e dezinformimit të tyre.

Në një takim të ministrave të jashtëm të shteteve që e përbëjnë G7-në në Londër, Raab ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar është gati t’i bashkohet këtij mekanizmi të shpejtë kundërshtimi.

“Kur i shohim këto gënjeshtra dhe propagandën ose lajmet e rreme duke qarkulluar, ne mundemi të bashkohemi dhe të sigurojmë të vërtetën, për njerëzit e këtij shteti, për njerëzit në Rusi dhe Kinë, apo në të gjithë botën”, ka thënë Raab.

Zyrtarë britanikë, amerikanë dhe evropianë thonë se Rusia dhe Kina janë duke u përpjekur për të përhapur mosbesim në të gjithë perëndimin, qoftë duke përhapur dezinformim për zgjedhje apo duke përhapur gënjeshtra rreth vaksinave COVID-19, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat