“Gara” me një fund tragjik: Shoferi po ikte me shpejtësi të madhe – tetë vetura policore e ndjekin pas, rrugëve të Serbisë

Evropë

“Gara” me një fund tragjik: Shoferi po ikte me shpejtësi të madhe – tetë vetura policore e ndjekin pas, rrugëve të Serbisë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:23
Foto

Një shofer i një veture “Chevrolet” (28 vjeç) i cili shkaktoi një aksident të rëndë, ishte larguar më parë nga policia, e cila u përpoq ta ndalonte atë në Nish.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave serbe, policia e trafikut ka kryer kontroll të rregullt të trafikut dhe është përpjekur të ndalojë shoferin e “Chevrolet” me një sinjal drite, por ai nuk ka pranuar të ndalojë dhe ka ikur.

Me shumë gjasë, shkruajnë më tej mediat serbe, ai vendosi për këtë veprim sepse ekziston një urdhër i lëshuar për të nga një gjykatë, ku po zhvillohen procedurat kundër tij për vjedhje të rëndë.

Ai, që ishte në automjet me një vajzë nga Nishi, filloi të ikë ku më pas shkaktoi një aksident duke kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe duke u përplasur me një veturë tjetër “Audi”.

Siç bëhet e ditur më tej, tetë automjete policie dhe dy motoristë policie morën pjesë në ndjekjen e J. G, vendbanimi i fundit i të cilit ishte regjistruar në Jagodina.

Një video u shfaq në rrjetet sociale, në të cilën një makinë me targa të Nishit po “garonte” nëpër rrugë me një shpejtësi të jashtëzakonshme, e ndjekur nga disa patrulla policie në përpjekje për ta kapur dhe ndaluar atë.

Si pasojë, i arratisuri nga policia vdiq në vend, ndërsa tre persona u plagosën në aksident – një vajzë që ishte me të në një “Chevrolet” dhe një çift i martuar nga një Audi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat