Varianti indian mbërrin në Evropë, tre raste të konfirmuara në Spanjë, pritet rezultati i testeve në Itali

Evropë

Varianti indian mbërrin në Evropë, tre raste të konfirmuara në Spanjë, pritet rezultati i testeve në Itali

Më: 2 maj 2021 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Spanjë konfirmuan se tre nga pesë kampionët e marrë nga anija Prometeus, e cila ndodhet në karantinë në portin e Vigo-s në rajonin e Galicisë, korrespondojnë me variantin indian të COVID-19.

Edhe në Itali, një komunitet indian, të punësuar në sektorin e bujqësisë në periferi të Romës,  janë vënë nën karantinë dhe po mbahen nën vëzhgim nga autorittet italiane, pasi shumë prej tyre rezultuan të prekur me COVID-19.

Testet laboratorike do të tregojnë nëse bëhet fjalë për variantin indian të virusit.

“Mund të dalim nga lagjja ku jetojmë vetëm për arsye thelbësore si vajtja në punë apo blerja e ushqimeve. Nuk mund të na ndalojnë këtë pasi pak rendësi ka nëse jemi në zone të kuqe, ne kemi nevojë të ushqehemi sido të jetë gjendja,” – u shpreh kryetari i komunitetit Sikh në Itali.

Mbi 11 mijë indianë jetojnë në provincën italiane të Latina-s, por në periudhën e korrjeve, shumë bashkë kombas të tyre vijnë me vizë turistike për t’u shndërruar në punonjës të sektorit të bujqësisë dhe si rrjedhojë ata hezitojnë të testohen për virusin COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat