​BE dërgon vaksinat e para në Ballkanin Perëndimor

Evropë

​BE dërgon vaksinat e para në Ballkanin Perëndimor

Më: 3 maj 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian do të dorëzojë sot vaksinat e para të shpallura si ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vaksinat e para, të cilat BE i siguroi me ndërmjetësimin e Austrisë, siç u njoftua në Vjenë, 1.170 doza BioNTech-Pfizer do të dorëzohen sot në Serbi.

Pas Serbisë, 2.340 doza vaksina do t’i ndahen Malit të Zi, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina 10.530, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nga 4.680 doza.

Deri në gusht, siç u njoftua më herët në Vjenë, një total prej 651.000 doza vaksinash nga prokurimi kolektiv i BE-së do të dorëzohen në vendet e Ballkanit Perëndimor.

BeH do të marrë numrin më të madh 214.000, ndjekur nga Shqipëria me 145.000, Maqedonia Veriore 119.000, Kosova 95.000, Mali i Zi 42.000 dhe Serbia 36.000.

Koordinimi i shpërndarjes së vaksinave të dhuruara në Ballkan u bë nga Austria.

Lidhur me këtë çështje, kreu i diplomacisë austriake, Alexander Schalenberg, do të udhëtojë në Sarajevë të martën, së bashku me komisionarin evropian për Zgjerimin, Oliver Varhley.

Me dhurimin e vaksinave, BE, siç shpjegohet, dëshiron t'i tregojë rajonit se nuk është lënë në baltë në luftën kundër koronavirusit.

"Në një pandemi, rregulli është - askush nuk është i sigurt para se të gjithë të jenë të sigurt. Ne nuk kemi asgjë nga ato nëse vaksinojmë këdo që e dëshiron atë shpejt në Austri, pa asnjë vaksinë në lagjen tonë të afërt," tha Schalenberg.

Austria, me urdhër të BE-së, bleu vaksina për Ballkanin Perëndimor dhe paratë do të kthehen nga Brukseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat