Greqia hap shkollat të hënën, mësuesit dhe nxënësit me detyrim vetëtestimin dy herë në javë

Evropë

Greqia hap shkollat të hënën, mësuesit dhe nxënësit me detyrim vetëtestimin dy herë në javë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Greqia do të hapë nga e hëna të gjitha shkollat në rang kombëtar deri në fund të semestrit.

Nga java tjetër gjithë nxënësit e mësuesit do të rikthehen në shkolla pas rreth tre muajsh mbyllje, ndërkohë që është vendosur edhe një kusht për këtë.

Çdo mësues dhe nxënës duhet të vetëtestohet për COVID-19 dy herë në javë që të hyjë në shkollë. Tashmë vetëtestimi në Greqi është bërë nga sot falas nëpër farmaci.

Ndërkohë dje Greqia hapi edhe kafenetë, lokalet, restorantet e baret teksa më 15 maj nis sezonin turistik dhe ka planifikuar një hapje totale në funksion të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat