Britani/Drejt krijimit tё vaksinave anti-Covid 19 pёr variantet e reja

Evropë

Britani/Drejt krijimit tё vaksinave anti-Covid 19 pёr variantet e reja

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustruese

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (MB) premton para shtesë për tё krijuar vaksina që luftojnë variantet e reja të coronavirusit.

Vaksinat ekzistuese ende mbrojnë nga variante të tilla, si ato të identifikuara në MB dhe Afrikën e Jugut, por ekspertët thonë se është me rëndësi jetike të qëndrosh një hap pёrpara një virusi që vazhdon të mutohet.

Shqetësimi ka të bëjë me variante të ardhshme, të cilat mund t’i shpëtojnë imunitetit tё vaksinave tё deritanishme.

“Nuk është marrë asnjë vendim nëse vetëm grupe të caktuara do të marrin goditje përforcuese”, thotё ministri Nadhim Zahawi.

Duke iu përgjigjur raporteve të “Times” nёse personat mbi 50 vjeç do të marrin një goditje të tretë para dimrit, Nadhim Zahawi tha se ende nuk ishte vendosur.

“Ekipet e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) planifikojnë të japin doza përforcuese nga shtatori”, tha Zahawi.

Financimi shtesë nga qeveria, prej 29.3 milionё paund, pritet tё rrisë objektet e testimit në laboratorin kërkimor, Porton Down.

“Kjo do të thotë që shkencëtarët mund të përshpejtojnë ritmin dhe shkallën e punës së tyre”, tha qeveria.

Qeveria tashmë po bën plane për një program vaksinash përforcuese tё Covid-19 në vjeshtë, për të mbrojtur më të prekshmit përpara dimrit.

Javën e kaluar, ajo urdhëroi një shtesë prej 60 milionё dozash të vaksinës Pfizer-BioNTech.

Gjithashtu mund të përdoren vaksina të reja, të azhurnuara që përputhen më mirë me variantet e reja.

“Një variant i ri, që mund t’u shpëtojë vaksinave aktuale, është rreziku më i madh i një vale të tretë”, tha shefi ekzekutiv i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore, Jenny Harries.

Qeveria ka njoftuar tashmë një marrëveshje me kompaninë biofarmaceutike “CureVac”, për të zhvilluar vaksina kundër varianteve të ardhshme, me 50 milionё doza të para-porositura.

Neil Ferguson, ekspert mbi përhapjen e sëmundjeve infektive, tha se variantet do të duhet të monitorohen “me kujdes”.

Sipas tij, MB kishte kaluar nga një “situatë e tmerrshme” në janar në një “situatë jashtëzakonisht të mirë tani”.

Kufizimet e Covid-19 pritet të lehtësohen më tej më 17 maj në Angli, Skoci dhe Uells.

Në Irlandën e Veriut, më shumë kufizime mund të hiqen më 24 maj.

Të martën, MB raportoi edhe 1 mijё e 946 infeksione të tjera ditore, si dhe katër vdekje të tjera brenda 28 ditëve.

Të dhënat e fundit të qeverisë treguan se janё kryer mё shumё se 50 milionё vaksina tё Covid-19 në MB deri më tani.

Janё administruar 34.7 milionё doza të para dhe 15.6 milionё doza të dyta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat