Vuçiq: Të gjithë ata që janë vaksinuar në Serbi do të marrin para

Evropë

Vuçiq: Të gjithë ata që janë vaksinuar në Serbi do të marrin para

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:55
Aleksandër Vuçiq

Serbia do të paguajë 3000 dinarë (25 euro) për secilin qytetar të saj që është vaksinuar me të paktën një dozë nga 19 deri në 31 maj si shpërblim për përgjegjësinë gjatë pandemisë, njoftoi qeveria serbe të mërkurën

Serbia është në procesin e aplikimit për një paketë të ndihmës shtetërore prej 30 + 30 euro në maj, pasi shteti tashmë ka paguar 100 euro për të gjithë qytetarët e rritur vitin e kaluar si mbështetje financiare gjatë krizës së koronavirusit.

Të gjithë shtetasit e Serbisë që marrin të paktën dozën e parë të vaksinës deri më 31 maj, do të kenë të drejtë për ndihmë financiare shtetërore.

Më herët sot, në programin e televizionit pro-qeveritar, TV Pink, Vuçiq njoftoi për këtë vendim, duke parlajmëruar ndihma të tilla edhe për pensionistët e të papunët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat