Holandë: Bletët si një mënyrë për të zbuluar të infektuarit me COVID-19

Evropë

Holandë: Bletët si një mënyrë për të zbuluar të infektuarit me COVID-19

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:00
Ilustrim

Studiuesit holandezë kanë trajnuar bletët me një nuhatje jashtëzakonisht të mprehtë për të identifikuar mostrat e infektuara me COVID-19, të cilat mund të zvogëlojnë kohën e pritjes për rezultatet e testit në vetëm disa sekonda.

Për të trajnuar bletët, shkencëtarët në laboratorin e hulumtimit bioveterinar në Universitetin Wageningen u dhanë ujë të sheqerosur si shpërblim pasi u treguan atyre mostra të infektuara me virusin korona, raporton Reuters.

Nëse do t’u tregoheshin mostra që nuk ishin të infektuara me COVID-19, bletët nuk do të merrnin një shpërblim.

Rezultatet e provës për COVID-19 priten me orë ose ditë, ndërsa bletët reagojnë menjëherë.

Kjo metodë është gjithashtu shumë e lirë, gjë që potencialisht e bën atë shumë të dobishme për vendet ku testet kryhen shumë rrallë, thanë shkencëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat