Franca zgjeron ndjeshëm grupmoshat për qasjen në vaksina

Evropë

Franca zgjeron ndjeshëm grupmoshat për qasjen në vaksina

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Franca po përshpejton fushatën e saj të vaksinimit, duke zgjeruar ndjeshëm qasjen në vaksinat antiCOVID-19.

“Duke filluar nga e mërkura, të gjithë të rriturit do të jenë në gjendje të rezervojnë një takim vaksinimi për sa kohë që ka vaksina ende në dispozicion”, njoftoi sot presidenti francez Emmanuel Macron, në hapjen e një qendre të re vaksinimi në Paris.

“Sipas planit, banorët do të jenë në gjendje të shohin në internet nëse dozat e vaksinave nga dita e mëparshme janë ende në dispozicion pranë vendbanimit të tyre dhe nëse takimet janë të hapura”, shtoi ai, duke theksuar se rezervimi mund të bëhet pa kufizime moshe.

Në Francë, rreth një e katërta e popullsisë së përgjithshme ka marrë të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19.

Macron ka njoftuar tashmë lehtësime të mëdha javën e kaluar, me dyqanet, zonat e jashtme të restoranteve dhe institucionet kulturore që do të rihapen nga mesi i majit.

Në numërimin e fundit, kishte rreth 224 infeksione të reja COVID-19 për 100 000 banorë në vend, brenda një jave, që tregon se e ashtuquajtura incidencë shtatëditore ka rënë në mënyrë të qëndrueshme javët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat