COVID-19, Gjermania kundërshton propozimin e mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat e vaksinave

Evropë

COVID-19, Gjermania kundërshton propozimin e mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat e vaksinave

Më: 6 maj 2021 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Gjermania është shprehur kundër ndaj një propozimi të mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat për vaksinat kundër COVID-19, duke thënë se ato nuk po pengonin prodhimin e vaksinave.

Sipas BBC, qeveria e saj tha se “mbrojtja e pronës intelektuale është një burim inovacioni dhe duhet të mbetet i tillë”.

Bashkimi Evropian tha më herët se ishte gati të fliste për propozimin, dhe disa shtete e dhanë mbështetjen e tyre të plotë.

Mbështetësit e planit thonë se kjo do të lejojë që më shumë kompani t’i prodhojnë këto vaksina që shpëtojnë jetën.

Ata argumentojnë se kjo do të rrisë qasjen ndaj vaksinave në vendet e varfra.

Por kundërshtarët, përfshirë prodhuesit e ilaçeve, thonë se mund të mos ketë efektin e dëshiruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat