Turizmi në Spanjë ra me 76% në mars

Evropë

Turizmi në Spanjë ra me 76% në mars

Më: 6 maj 2021 Në ora: 23:53
Spanjë

Turizmi i huaj në Spanjë ra 76% në muajin mars krahasuar me një vit më parë kur u vendos bllokimi. Reuters raporton se një rikuperim i këtij sektori  nga goditja e COVID-19 nuk është ende në horizont.

Spanja, vendi i dytë në botë më i vizituar para pandemisë, priti 490,088 turistë të huaj në mars, në krahasim me më shumë se dy milion në mars e 2020, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave .

Mes kufizimeve më të rrepta të udhëtimit me Britaninë, turistët francezë zëvendësuan britanikët si më të shumtët në Spanjë krahasuar me një vit më parë. Më shumë se 109,000 francezë vizituan Spanjën në mars, ndërsa erdhën vetëm 18,000 britanikë.

Turistët shpenzuan 513 milion euro gjatë atij muaji, gjithashtu 76% më pak se në mars 2021.  Ky ishte një nivel që nuk është parë në gjysmë shekulli si rezultat i kufizimeve të udhëtimit të vendosura globalisht për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat