Gjermani: Klerikët me ngjyrë përballen me racizëm

Evropë

Gjermani: Klerikët me ngjyrë përballen me racizëm

Më: 7 maj 2021 Në ora: 09:04
Ilustrim

Njerëzit me ngjyrë në Gjermani përballen me diskriminim. Nga kjo nuk bëjnë përjashtim as klerikët, si prifti Regamy Thillainathan.

Prifti katolik Regamy Thillainathan lufton kundër racizmit dhe për më shumë diversitet në Kishën Katolike në Gjermani.

Diçka që e përjetoj vazhdimisht vetë, është se kur shkoj për të vizituar besimtarët, pyetja e parë që më bëjnë gjithmonë ata që nuk më njohin është: Nga jeni ju? Dhe unë gjithmonë them: Unë jam nga Neussi. Pas kësaj ata që më pyesin heshin, sepse nuk e presin këtë përgjigje, tregon Regamy Thillainathan.

Vetëm pak klerikë në Gjermani janë njerëz me ngjyrë. Dhe me sa duket disa e kanë problem këtë gjë.

"Kur isha në Kongresin e Katolikëve në Lajpcig, po qëndroja tek stenda jonë si përfaqësues i kryepeshkopatës. Dhe më kujtohet se si erdhën dy gra. U afrova dhe i përshëndeta miqësisht. Kur papritur njëra nga gratë ma ktheu pa pikë kujdesi: ‘Po ty kush të paska lënë të hysh këtu?" - kujton prifti katolik.

Image

Regamy Thillainathan kritikon faktin që Kisha Katolike në Gjermani është shumë euro-centrike dhe punëson kryesisht të bardhë. "Kjo fillon me atë që shumë prej teologëve gjermanë nuk merren fare me pikëpamjet e tjera të teologjisë në botë. Përkundrazi si serioze dhe elegante konsiderohet vetëm diçka që vjen nga zonat gjermano-folëse. Dhe vështirësia më e madhe fillon kur dikush mendon gjithmonë se është në gjendje ta interpretojë i vetëm botën." - thotë Regamy.   

38-vjeçari është përgjegjës për famullitarët e ardhshëm në dioqezën e tij. Ai i inkurajon ata të jenë të hapur ndaj perspektivave të reja në kishën dhe doktrinën katolike.

Image

Thillainathan madje ka folur edhe me Papa Françeskun për vizionin e tij për një kishë më kozmopolite.

"Ai më inkurajoi që ta konsolidoj dhe ta zhvilloj më tej këtë ide, për të sjellë më shumë perspektiva dhe larmi në shkollimin e priftërinjve dhe për të mos mbetur vetëm në botën e vogël, evropiane, gjermane." - thotë Regamy Thillainathan.

Në këtë mënyrë ndoshta një ditë dhe atë vetë dhe klerikët e tjerë nuk do t'i reduktojnë më tek ngjyra e tyre e lëkurës./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat